Junker nuk dëshiron pavarësi të Katalonjës
![Klod Junker](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/09/Lajme-2014-zan_klod_junker_692092198.jpg?fit=360%2C332&ssl=1)
Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Klod Junker deklaroi se nuk dëshiron që Katalonja të jetë e pavarur, për shkak se kjo do të nxiste edhe rajone të tjera që ta bënin të njëjtën, ndërsa menaxhimi me BE-në do të bëhet tejet i komplikuar.
“Nëse i lejojmë Katalonjës – ndërsa ajo nuk është puna jonë – të ndahet, edhe të tjerët do ta bëjnë të njëjtën. Nuk e dëshiroj këtë”, tha Junker në fjalimin në universitetin në Luksemburg.
Sipas tij, ai është “fuqimisht i shqetësuar” nga tendencat separatiste në Evropë dhe i bëri thirrje kryeministrit spanjoll, Marijano Rahoj që të bëjë gjithçka me qëllim që situata të kthehet nën kontroll.
Lidhur me apelet katalanase për rolin ndërmjetësues të BE-së, ai theksoi se Komisioni nuk do të mund të ndërmjetësojë, nëse vetëm një nga palët nuk e bën këtë.
BE tanimë shfaqi shpresë tek Rahoj se do ta zgjidhë çështjen, dhe e përshkruan situatën rreth Katalonjës si punë e brendshme e Spanjës.