Tubime në Spanjë, marshime masive kundër referendumit të Katalunjës

Në shtetin spanjoll priten të zhvillohen tubime masive kundër pavarsisë së Katalunjës, pas referenumit të së dielës.

Demonstratat janë planifikuar të mbahen në Madrid si dhe në qyetete të tjera. Pjesëmarrësit në protesta do të jenë përkrahësit kundër referendumit të Katalunjës, që do të bëjnë thirrje për marshime të ngjashme edhe në Katalunjë të Barcelonës.

Qeveria spanjolle më herët ka kërkuar falje për dhunën që kanë shkaktuar forcat policore për të ndalur referendumin dhe kanë fajësuar qeverinë e Katalunjës për organizimin e një votimi antikushtetues, transmeton Oranews.

Qindra njerëz u plagosën gjatë përleshjeve, kur policia spanjolle u përpoq të merrte kutitë e votimit të referendumit katalunjas dhe të shpërndante votuesit. Gjithashtu 33 efektivë mbetën të plagosur.

Ka spekulime se parlamenti do ta shpallë pavarësinë në mënyrë të njëanshme në seancën e ardhshme, bazuar në referendumin.

Gjykata Kushtetuese e Spanjës ka pezulluar më herët seancën e parlamentit katalanas që ishte planifikuar për të hënën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button