Ku po shkojme?!

Ne momentet kur shoqeria-populli po ballafaqohet per cdo dite me sfidat jetike te egzistences, kur me shume mbyllen vendet e punes se sa qe hapen, kur parate e popullit shteti I harxhon per sherim te komplekseve kulturoro artistike – ngulfatje me “barok” ne shek. 21, kur njekohesisht bota perendimore po ngulfatet nga aritjet teknologjike dhe shkencore – e qe kete bote perendimore demek po “synon” shteti jone,  populli kthehet ne maksimen e se kaluares dhe vendos qe “sy per sy, e dhemb per dhemb” ti hakmeret njeri tjetrit e ti qeroje hesapet……ku po shkojme!!!
 
Ne vend qe te bllokohen institucionet pergjegjese per mirembajtjen e rendit e qetesise publike, te bllokohen ato qe realizojne politikat shteterore kuazi “progresive” dhe te kerkohet me ngulm zbardhja dhe zgjidhja e rasteve konfliktuoze pa kompromis, nepermjet perfaqesuesve tane ne institucionet ku edhe jane zgjedhur qe ta bejne po kete pune dhe te mos humbet energjia madhore e popullit ne drejtim te gabuar,  populli po ndahet ne dy,  dhe me organizime guerile sulmojne njeri tjetrin!!!
 
E ku mbeten sulmet ndaj atyre qe na e bejne jeten shum e me shum mizore dita dites, qe propagandojne se ne EU e NATO e kemi vendin, aq me keq thone se ne I meritojme keto dy te mira?! Po me cka I merituam? E nga ana tjeter as me gisht nuk levizin qe sa me shpejt ti zgjidhin incidentet nderetnike, qe gjendjen edhe ashtu shum te brishte mes etniteteve ne RM ta ruajne te qete dhe ti shuajne konfliktet.
Po normal se, “atyre” nuk u behet edhe aq vone, sepse ecin me nga 5 vete perreth qe ua garantojne sigurine, kan jete te sigurte materiale dhe dyert I kane te hapura kudo qe te duan-pozite qe vete populli ua besoi, vet populli kete luks edhe ua mundeson.
 
Revolta o POPULL duhet te shprehet kunder gjith atyre qe na e nxijne jeten per cdo dite, e pikerisht keto momente jane qe atyre edhe u konvenojne, “percaj e sundo” .
 
Derisa shqiptaret dhe maqedonasit, njekohesisht, per cdo dite ngrihen nga gjumi dhe prap kthehen po tek ai, me stresin prezent dhe pyetjen prej 1 MIL dollaresh:  Si do t’ia bej neser?!, askujt si duket nuk po i kujtohet se ne nje shtepi ku ka fukarallek-ka edhe fesat, themi ne.
 
Prandaj edhe po kerkoj pergjigjen e: Ku po shkojme?! Perse kur na helmojne me ajer te papaster, kur na nxjerin nga puna, kur po na I mbyllin bizneset, e po na e shkaterojne shtetin as nje shqiptar e as nje maqedonas nuk mblodhi guximin e te shkoje e te protestoje atje ku duhet, te theje xhama e vetura , apo ti “sulmoje” ata qe na e veshtiresojne jeten per cdo dite, ne kthehemi ndaj njeri tjetrit dhe devijojme energjine tone andej ku edhe pak me shume e veshtiresojme gjendjen vete!!
 
Ku po shkojme!!
 
PS: Me vjen shum keq qe po na ndodhin keto incidente per cdo dite, dhe me shqetesojne e pengojne pa mase, si secilit shqiptar!
 

Lajme të ngjashme

Back to top button