Kampanja zgjedhore, si dëshira e pinokiot

Duke ndjekur shpalosjen e programeve nga kandidatët shqiptarë, për prefektë komune , më rikujton  dëshirën e  pinokiot  për t’u  bë burrë.

Pushteti lokal është veriga kryesore e funksionimit të shtetit, pikërisht lokalja është agregati  kryesor për furnizimin e gjeneratorit  qendror. Fuqia qëndron në duart e  prefektëve, po qe se ata janë të vetëdijshëm, dhe posedojnë potencial politik që  ta përdorin. Me pesë kryetarë të komunave munden të shpallin autonomi territorialo-politike. Mandati i marrë nga qytetarët duhet të materializohet për kërkesa madhore. Popullata gjatë një të kaluare të afërt ka pasur synim realizimin e objektivave të shprehura me forma demokratike të lejuara me konventat  e  OKB-së.

Zbehen kandidatët me kërkesa natyrale, kërkesat politike thua se nuk janë prezente, si p.sh. kërkesat për decentralizim territorial dhe fiskal. Autonomia e komunave duhet të jetë ofertë primare e kandidatëve politikisht të shkathët. Opsionet politike janë  zëvendësuar me opsionet e mbeturinave, ajrit dhe ujit, këto janë dhurata nga natyra e jo nga politika. Me këto kërkesa nuk identifikohen shqiptarët, ne kemi kërkesa më të arsyeshme se të mbeturinave. Klasat politike shqiptare dekadën e fundit thuaj se kanë degres në programet politike, kur është fjala për kërkesat e popullatës, nëse bëjmë krahasim me opsionet e plasuara në  gjenezën e organizimit politik të shqiptarëve në periudhën fillestare të mëvetsimit të shtetit. Politika duhet të drejtohet me kërkesa politike, avancimi i ideve për autonomin e pushtetit lokal, vetëm autonomia e pushtettit lokal,do ti zgjidhë me automatizëm anomalitë e sedimentuara me dekada, dhe nuk  do të kenë nevojë që të fajësojmë para ardhësit prefektë komune, sepse edhe i posa zgjedhuri  do të hecë nëpër hijen e të parit sepse i është e vizatuar rruga nga e cila duhet të hec. Nuk janë bë ndryshime në pavarësinë e komunave, kështu edhe sikur të zgjedhim edhe gjeniun më të madh të kohës, nuk do të ketë sukses, sepse nuk e lejon sistemi politik, komuna i ka duart e lidhura. Zhvillimi ekonomik i komunave nuk ka shancë të përmirësohet kur pushteti qendror është deskriminatori kryesor. Prandaj mos të keqtrajtohet puna e deritashme e prefektëve, sepse edhe ata si të tjerët ia duan të mirën qytetit të vetë. Duhet që kampanja të fokusohet më shumë me kërkesa dhe trusni ndaj qeverisë për decentralizim.

Nga përvojat e kaluara mundemi të rekapitullojmë ,se betejat politike i kemi humbur, nga sistemi diskriminues i pozitës  jo të barabartë shqiptarëve në shtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button