Kanadaja do ta lehtësojë qasjen për shtetësinë kanadeze

Kanadaja do ta lehtësojë qasjen për shtetësinë kanadeze për ata me vendbanim të përhershëm në vend me me amendament të Ligjit për emigracionit, i cili do të hyjë në fuqi më 11 tetor, kumtoi qeveria kanadeze.

Me ndryshimet parashikohet ulje e kohëzgjatjes së qëndrimit të detyrueshëm në territorin kanadez.

Me ligjin parashikohej, që banorët e përhershëm të jetojnë në territorin e Kanadasë për katër vjet rresht, që të kenë të drejtë të parashtrojnë dokumente të shtetësisë.Tani me ndryshimet, ky afat është reduktuar në tre vjet rresht prej pesë, që të mund të kërkojnë pasaportë kanadeze. Për këtë periudhë, banorët me vendbanim të përhershëm, duhet të dëshmojnë se i kanë paraqitur të ardhurat.

“Qëllimi i këtyre ndryshimeve është të largohen kufizimet dhe pengesat për personat me qëndrim përhershëm”, tha ministri për Çështje Emigracioni, Ahmed Husein. Ai theksoi se, qeveria dëshiron që të gjithë banorët e përhershëm në Kanada të bëhen qytetarë kanadezë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button