Tramp: Duhet të falet borxhi i Porto-Rikos

Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se do të duhet të falet borxhi i Porto – Rikos i shkatërruar nga uragani Maria. Tramp e deklaroi këtë derisa ishte për vizitë në ishullin e Karaibeve i cili është territor amerikan, që të njihet me situatën.

Në një intervistë për Fokus Njuz, presidenti tha:

“Ata (portorikanët) u kanë borxh shumë para miqve tanë nga Uollstriti, dhe do të duhet t’ua shlyejmë. Do t’ua falni atyre, nuk e di nëse ajo është banka Goldman Saks, por kushdo qoftë mund t’u ndihmojë”.

Shtëpia e Bardhë nuk u përgjigj menjëherë në pyetjet se si presidenti vlerëson se kjo do të bëhet.

Borxhi i Porto – Rikos është 72 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button