Kia K9, publikohen imazhet e para, rrotat e pasme i ka të lëvizshme

Kia Motors para pak orësh ka lançuar imazhet e para zyrtare të modelit K9 (i njohur dhe me emërtimin KH). Bëhet fjalë për modelin e parë të kompanisë koreane që rrotat e pasme i ka të lëvizshme. Debutimi i parë do të bëhet në Kore dhe me shumë mundësi më pas do të komercializohet në Evropë.

Nga imazhet që janë publikuar vihen re menjëherë linjat sportive dhe aerodinamike të një veture që lind me qëllim që të jetë në një zhvillim teknologjik në përpjesëtim me kohën.

Do të jetë në Berlin përkrah luksozeve ku momentalisht dominojnë Bmë, Mercedes dhe Audi. Ende nuk janë shpërndarë informacione të cilat flasin në lidhje me anën motorike të saj po me shumë mundësi është luftuar për krijimin e një V6 apo një V8.

Ndërsa për sa i përket kambios ajo me shumë mundësi do të jetë si automatike ashtu dhe sekuenciale.

Lajme të ngjashme

Back to top button