Facebook do të paguajë hakerët që gjejnë gabime

Kompania po ndjek shembullin e Google-it dhe Mozilla-s në lançimin e programit “Bug Bounty”. Për gabime që lidhen me sigurinë, rrjedhje shkrimesh, atëherë kompania do të paguajë 500$. Nëse ato janë gabime vërtet domethënëse, Facebook do të paguajë më tepër, megjithëse drejtorët ekzekutivë të kompanisë nuk tregojnë shumë.

“Në të kaluarën jemi përqendruar në njohjen e emrit duke e vendosur emrin në krye të faqes, duke e përdorur këtë mënyrë për intervista dhe procese rekrutimi,” tha Alex Rice, drejtori i sigurisë së produkteve në Facebook.

Të premten, Facebook do të hedhë në treg një portal hakimi ku kërkuesit mund të regjistrohen për programin dhe për raportimin e gabimeve.

Shumë hakerë i bëjnë publike softueret dhe rrjedhjet në faqe, sepse në këtë mënyrë marrin prestigj. Të gjesh një gabim në një uebfaqe të përdorur gjerësisht nga njerëzit siç është Facebook-u mund të ndihmojë në rritjen e karrierës së një hakeri dhe mund ta bëjë atë të famshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button