Njeri më i pasur në botë, sipas agjensisë Bloomberg, është Carlos Slim, manjati i telekomunikacioneve në Meksikë.

72-vjecari që kontrollon kompaninë “America Movil” kryeson listën prej 20 pasanikësh, me një pasuri prej 68 miliardë dollarësh. Por sipas analistëve, vlera neto e kësaj pasurie mund të luhatet ndjeshëm nga tregjet.

Të premten ra me më shume se 478 milione dollarë. Pas Slim renditet Bill Gates, themeluesi i Microsoft, me një pasuri prej 62 miliardë dollarësh dhe Worren Buffet me 44 miliardë dollarë.

Lista e njerëzve më të pasur përfshin pesë përfaqësues nga Europa, tre nga Azia, dy nga Amerika Latine dhe një kanadez.

(kuriozitete.net)

Lajme të ngjashme

Back to top button