U rrit numri, 59 të vdekur dhe 527 të lënduar në sulmin në Las Vegas

Numri i viktimave nga sulmi në Las Vegas u rrit në 59, ndërsa 527 janë lënduar, deklaroi sherifi i policisë lokale Xhozef Lombardo.

Ai shtoi se hetuesit kanë gjetur 18 copë armë zjarri, eksloziv dhe disa mijë plumba në shtëpinë e Stiven Pedokut në Meskuit në Nevadë.

Sulmi ka ndodhur gjatë festivalit të muzikës kantri “Rut 91 harvest” në Las Vegas. Në dhomën e hotelit në katin e 32-të, prej nga ka shtënë Pedok janë gjetur dhjetëra copë armë.

Pedok (64) është vetëvrarë para se policia të hyjë me dhunë në dhomën e hotelit.

Policia pohon se kontabilisti i pensionuar Pedok nuk ka pasur dosje policore dhe nuk ka dëshmi për lidhshmëri të tij me terroristët islamistë edhe krahas asaj që Shteti Islamik mori përgjegjësi për masakrën. SHI pohon se Pedok para disa muajve ka kaluar në Islam.

Policia vlerëson se bëhet fjalë për sulm individual i ashtuquajtur “ujk i vetmuar”.

Erdik Pedok, vëlla i sulmuesit paraprakisht deklaroi se Stiven ka qenë multimilioner i cili ka dashur të luajë bixhoz. Ai shumë para ka përfituar me investime në patundshmëri.

Erik Pedok deklaroi se nuk e di se nëse vëllai i tij ka pasur vështirësi financiare edhe krahas asaj që shumë para ka shpenzuar nëpër kazino.

Ai pohon edhe se Stiven nuk ka qenë i interesuar as për religjion, e as për politikë.

Paraprakisht, mediat amerikane publikuan se i ati i sulmuesit nga Las Vegasi, Stiven Pedok ka qenë një prej kriminelëve më të kërkuar në listën e FBI-së pasi ka ikur nga burgu federal në Teksas në vitin 1968.

Benxhamin Hoskinsk Pedok, i cili ndërroi jetë në vitin 1998, ka qenë rrëmbyes i bankave, i cili ka tentuar që me automobil të shkelë një agjent të FBI-së në Las Vegas në vitin 1960.

Sulmi në Las Vegas është sulmi më vdekjeprurës në SHBA në 25 vitet e fundit. Paraprakisht, sulmi më vdekjeprurës ishte ai që ndodhi më 12 qershor të vitit 2016 në një gej klub në Orlando, me ç’rast humbën jetën 49 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button