Të paktën 50 të vdekur dhe mbi 200 të lënduar në sulmin e festivalit muzikor në Las Vegas

Të paktën 50 persona e humbën jetën dhe mbi dyqind janë lënduar në sulmin e kryer sot në festivalin muzikor në Las Vegas, deklaroi sherifi i qytetit, Xhozef Lombardo.

Policia në Las Vegas kumtoi se në sulmin gjatë festivalit muzikor në qytet janë vrarë disa policë të cilët nuk kanë qenë në detyrë.

Sipas policisë, nuk është e mundur tani për tani të konfirmohet se është shtënë prej disa vendeve ndaj njerëzve të cilët kanë marrë pjesë në ngjarjen muzikore.

Personi i dyshuar për sulmin në Las Vegas është identifikuar si  Stiven Pedok 64-vjeçar nga Nevada.

Policia e qëlloi në një dhomë në katin e 32-të të hotelit Mendelej Bej, prej ku i vrau të paktën 50 persona dhe i plagosi mbi 200.

Policia është në kërkim të shoqërueses së tij Marli Danli. Gruaja, tani për tani nuk është e dyshuar, por policisë i duhet për ta marrë në pyetje. Ajo është aziatike, e gjatë 150 cm dhe me peshë rreth 50 kilogram.

Sulmuesi në Las Vegas ka pasur përparësi të konsiderueshme duke pasur parasysh se është vendosur lartë mbi viktimat, deklaroi për Si-En-En agjenti special i FBI në pension, Xhejms Galiano.

Si-En-En publikoi se ky është sulmi më vdekjeprurës në historinë e SHBA-së. Vitin e kaluar në qershor në klubin e natës “Puls” në Orlando ishte kryer sulm me armë në të cilin e humbën jetën 49 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button