DeLorean me motor elektrik
Për dallim nga modeli filmik i veturës DeLorean, (Back to Future), për të cilin aktorët Marty McFly dhe Doc Brown kishin nevojë për plutonium për të udhëtuar nëpër kohë, modelin e ri do ta lëvizë një elektromotor i fuqishëm.
Kompania DeLorean Motor Company në panairin CES në Las Vegas, ka prezantuar prototipin e DeLorean, me motor elektrik, ndërsa në prodhim do të dalë vitin e ardhshëm.
Këtë veturë do ta lëvizë elektromotori i fuqishëm prej 215 kW, me të cilin mund të arrihet shpejtësia deri në 200 km/h, ndërsa me një të mbushur, mund të përshkohen mbi 160 kilometra. Tashmë janë bërë mbi 100 mijë porosi, derisa çmimi do të sillet me 90.000 dhe 100.000 dollarë.