Sot mbahet seanca për ish-drejtorin e DSK-së, Goran Grujoski
Vazhdon gjykimi për ish-drejtorin e DSK, Goran Grujoski dhe gjashtë të punësuarit tjerë në DSK në rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Fortesa 2”, njofton Portalb.mk.
Në seancën e sotme PSP në gjykatë duhet të dorëzojë njoftim se i akuzuari është në arrati së bashku me dëshmitarin në këtë rast, Nikolla Boshkovskin.
Ndryshe, Grujoski tashmë dy muaj e gjysmë është në arrati, ndërsa siç tha mbrëmë ministri Oliver Spasovski ata çdo ditë marrin njohuri të reja për lokacionin e mundshëm që mund të fshihet ai.
Grujoski së bashku me gjashtë të tjerë të punësuar në DSK janë të akuzuar për shkatërrimin e dokumenteve për furnizim të pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve.
Të punësuarit në Drejtorinë e Sigurisë dhe kundërzbulimit akuzohen për shkatërrim të dokumentit zyrtar si dhe për falsifikim të dokumenteve në rastin ku sipas PSP-së lidhet me shkatërrimin e dëshmive për përgjimet jolegale që u zhvilluan në vend.
LEXO: Tre muaj nga arratisja e Grujoskit dhe Boshkovskit, policia ka informacione