Kandidati i ‘Besa’: Arsimtarët në Çair jetojnë nën presion të BDI-së (VIDEO)
Kandidati i Lëvizjes “Besa” për kryetar të komunës së Çairit, Zeqirja Ibrahimi, fajësoi BDI-në për gjendjen e rëndë në infrastrukturë të kësajkomune, njofton Portalb.mk.
Ibrahimi tha në Debat Pernime se BDI gjatë 12 viteve “ka keqqeverisur me këtë komunë”.
“Angazhimi ynë është në 6 sfera kryesore. Më thelbësorja është çlirimi i çairit nga skllavëria. Arsimtarët në komunën e Çairit jetojnë nën presion të zyrtarëve të komunës për shkak të presioneve politike. Gjendja në arsim në Çair është përtej kushteve të mjerueshme”, tha Ibrahimi.
Çairi është komunë brenda Shkupit e banuar me shumicë nga shqiptarët.
Brenda 3.5 kilometra katrorë, në këtë komunë jetojnë rreth 65 mijë banorë duke e bërë Çairin njërën ndër komunat më të dendura në Europë.
Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com me Portalb, Vërtetëmatës/Vistinomer, Art Channel dhe BIRN Maqedonia.