Rusia mohon akuzat se ka lënë ushtarë në Bjellorusi

Rusia ka mohuar akuzat nga Ukraina, se ka lënë ushtarë në Bjellorusi, pasi ka bërë stërvitjet ushtarake atje, pavarësisht zotimit të Moskës për të mos bërë një gjë të tillë, transmeton REL.

“Derisa trupat ruse morën pjesë në stërvitjet Zapad 2017, ata të gjithë u kthyen në bazat e tyre të përhershme”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së mbrojtjes, Igor Konashevko.

Mohimi i kësaj deklarate, erdhi pasi Viktor Muzhenko, shefi i shtabit të ushtrisë ukrainase, në një intervistë për Reuters bëri një deklaratë që kërcënon të rrisë tensionet në mes të Moskës dhe Keivit.

Manovrat në Bjellorusi, dhe një pjesë të Rusisë perëndimore, shkaktuan shqetësime në vendet fqinje të NATO-s, të cilat tashmë janë të vetëdijshme për veprimet e Rusisë, pas aneksimit të Kirmesë dhe ndërhyrjes ushtarake në Ukrainën lindore.

Moska dhe Minsk kanë thënë se manovrat ushtarake kishin përfshirë 12.700 trupa ushtarake, por zyrtarët perëndimorë kanë thënë se numri i vërtetë i tyre ka qenë rreth 100 mijë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button