Rusi, ushtari qëllon me armë, vret tre kolegë

Një ushtar në rajonin Amur të Rusisë është arratisur pasi që ka vrarë tre kolegë të tij dhe ka plagosur një tjetër, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Rusisë bëhet e ditur se ushtari i cili ishte në detyrë në rajonin Amur, hapi zjarr në mënyrë të rastësishme me armë automatike ndaj ushtarëve të tjerë të cilët ndodheshin në fushën për gjuajte.

Si rezultat e incidentit, një oficer dhe dy ushtarë humbën jetën dhe një ushtar tjetër u plagos.

Ushtari i cili kreu sulmin ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkaq në rajon u dërguan forca të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button