Të paktën 22 të vdekur dhe 32 të lënduar në stampedon në Mumbai (PLT)

Të paktën 22 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 32 janë lënduar në stampedon që sot në mëngjes ka ndodhur në urën në afërsi të stacionit hekurudhor Elfinson në Mumbai.

Sipas dëshmitarëve okularë, stampedoja ka ndodhur pasi disa gra kanë rrëshqitur në shkallët e urës. Rrëshqitja është shkaktuar nga reshjet e rrëmbyeshme që e përfshinë këtë pjesë.

Autoritetet indiane kumtuan se është e mundur numri i të vdekurve të rritet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button