SHBA kërkon kontrolle më të shpeshta të programit bërthamor iranian

SHBA kërkoi nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) t’i përforcojë inspektimet në Iran, që të konfirmohet nëse Republika Islamike e zbaton marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2105 për pezullimin e programit të tij bërthamor.

Kërkesa vjen pasi që presidenti amerikan Donald Tramp ashpër e kritikoi Marrëveshjen në fjalimin e tij para Asamblesë Parlamentare të Kombeve të Bashkuara dhe paralajmëroi se është e mundur prishja e marrëveshjes.

“Për marrëveshjen bërthamore nënshkruesit duhet të kenë mirëkuptim të përbashkët për kushtet e saj”, deklaroi ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Niki Hejli.

Sipas marrëveshjes, SHBA dhe Bashkimi Evropian u dakorduan për pezullimin e sanksioneve ekonomike serioze kundër Iranit, ndërsa iranianët u zotuan se do ta ndërpresin programon për zhvillim të energjisë bërthamore i cili do të sjellë deri në dispozicion të bombës bërthamore. Iranianët u zotuan se do të lejojnë kontrolle të impianteve bërthamore nga ana e ANEB-it.

Ambasadorja Hejli akuzoi se disa vende përpiqen ta shmangin kryerjen e inspektimeve më të shpeshta të impianteve bërthamore iraniane. Supozohet se Hajli mendon në Rusinë. e cila i siguroi ndihme të konsiderueshme Iranit për zhvillimin e programit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button