Mbi 4,7 milionë koreanoverior janë paraqitur si vullnetarë në armatë

Mbi 4,7 milionë koreanoveriorë janë paraqitur si vullnetarë në armatë, gjatë tensioneve aktuale me SHBA-në, publikuan mediat shtetërore koreanoveriore.

“Të gjithë qytetarët janë të gatshëm ta mbrojnë liderin e vet dhe socializmin dhe t’i fshijnë imperialistët amerikanë nga faqja e dheut, porositi KCNA, agjencia e lajmeve e Koresë së Veriut. Si vullnetarë janë paraqitur studentë, punëtorë, burra dhe gra”, shkruan agjencia koreanoveriore, ndërsa në Pheanian është organizuar tubim masovik në të cilin është bërë thirrje për “shkatërrimin e perandorisë amerikane të së keqes me pesë milionë bomba atomike”.

Lideri koreanoverior, Kim Xhon-un dhe presidenti amerikan, Donald Tramp këmbyen kanosje se do të shkatërrohen midis tyre pasi Koreja e Veriut i zbatoi disa testime raketore mbi Japoninë si dhe testimin e bombës bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button