Kryeministri i Japonisë shpërndan parlamentin

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, shpërndau Dhomën e Ulët të Parlamentit, përpara zgjedhjeve të parakohshme, përcjell REL.

Zgjedhjet, të shpallura të hënën, një vit para kohe, do të mbahen më 22 tetor.

Abe kërkon mandat të ri në kohën e krizës së vazhdueshme bërthamore të Korsë së Veriut.

Ai po ashtu pritet të përfitojë nga vlerësimet e fuqishme për të dhe nga një opozitë në rrëmujë.

Abe është bërë kryeministër në vitin 2012, ndërsa Partia e tij Liberal-Demokrate udhëheq koalicionin qeverisës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button