Debati zgjedhor në Austri: Kurz i bën dhuratë Lunacekut një letër nga Kosova

Është mbajtur sonte debati për zgjedhjet parlamentare në Austri, ku janë ballafaquar krerët e dy partive më të mëdha të vendit, Sebastian Kurz nga Partia Popullore e Austrisë dhe Ulrike Lunacek nga Partia e Gjelbër.

Në fillim të debatit, kandidatët kanë qenë të paraparë që të shkëmbejnë nga një dhuratë simbolike me njëri-tjetrin, njofton Indeksonline.

Ministri aktual i Punëve të Jashtme, që është favorit për postin e kancelarit të Austrisë, Sebastian Kurz ka zgjedhur një dhuratë nga Kosova për oponenten e tij, Lunacek, e cila për vite me radhë ka raportuar për Kosovën ndërkohë që mbante pozitën e eurodeputetes, si dhe ka qenë avokate e madhe në favor të liberalizimit të vizave për vendin tonë.

Kurz, i ka dhuruar Lunacekut një letër falënderimi, të shkruar dhe nënshkruar nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ku ky i fundit e falënderon eurodeputeten Lunacek për punën në forcimin e raporteve Kosovë-BE, dhe në perspektivën evropiane për Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button