Strugë, Parullat për Artur Zhejin çudisin qytetarët

Nëse analistit të njohur nga Shqipëria dhe drejtorit aktual të Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) do ti binte rruga në Strugë dhe në Maqedoni do të vërente se emri i tij është shkruar në një sërë parullash anësh disa rrugëve magjistrale në Strugë dhe në qytetet e tjera të Maqedonisë sidomos asaj perëndimore. 

Parulla ”Artur Zheji & Çunat e Vlorës” prej disa kohësh është bërë pjesë e rrugëve magjistrale dhe ka ngjallur një kuriozitet të shtuar te qytetarët struganë të cilët  janë në kërkim të qëllimit, domethënies, apo dhe mesazhit të kësaj parulle me të cilën janë stolisur një sërë kryqëzimesh dhe rrugë në Strugë dhe në qytetet e tjera në Maqedoni. 

Ndërkohë edhe nga komuna e Strugës nga Njësia e komunikacionit rrugor konfirmojnë këtë situatë me parullat për analistin Artur Zheji, por edhe nga aty nuk dinë të thonë se nga kush janë bërë dhe çfarë qëllimi kanë pasur parullëshkruesit kur i kanë shkruar ato në rrugët dhe magjistralet e vendit .Por sqarojnë se rrugët magjistrale nuk janë në kompetencë të pushtetit vendor dhe për to kujdesen nga ndërmarrësja publike rrugëve. 

”Ne i kemi vërejtur dhe jemi në dijeni të këtyre parullave por mund të themi se ato janë shkruar në rrugët magjistrale të cilat nuk janë në kompetencë të pushtetit vendor” përfundon Sanella Gogoska e punësuar në njësinë e komunikacionit rrugor në Komunën e Strugës. 

Kurioziteti për këto parulla mbetet i lartë jo vetëm për faktin se në to është përfshi një emër i njohur i gazetarisë shqiptare por dhe fakti që janë shkruar me dhjetëra parulla me të njëjtën përmbajtje dhe kuptim në disa rrugë magjistrale në qytete të ndryshme të Maqedonisë./portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button