Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, apo udhëheqësit demokratë shqiptarë?

Cilët kanë punuar më shumë për ne, udhëheqësit komunistë sllavë të Titos, 1950-1980; apo udhëheqësit demokratë shqiptarë, 1990-2017?

Pasi jemi shumë te revoltuar me politikëbërjen e shqiptarëve, do mundohemi të japim disa sqarime historike të rrjedhës politike shqiptare që nga koha e ish-Jugosllavisë, pas Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht, nga 1950-ta të shek. të kaluar e deri më 1980-ën, kur pushtetet qendrore federative, republikane e lokale udhëhiqeshin nga politikanët komunistë sllavë të ish-Jugosllavisë, dhe, periudhën e dytë demokratike 27 vjeçare, udhëhequr nga politikanët shqiptarë, nga1990 e deri më sot, 2017.

Na tregoni, ju, frajera të politikës shqiptare, cilët kanë punuar më shumë e më mirë për shqiptarët, ata, sllavët e ish-jugosllavisë gjatë 30 viteve të politikëbërjes ndaj nesh, 1950 deri më 1980, sa ishte gjallë Tito, apo ju, gjatë politikës suaj 27 vjeçare, nga 1990-ta e këtej deri më sot, 2017?

-Gjatë periudhës 30 vjeçare komuniste, shqiptarët e Titos ishin mbi 90% analfabetë, me kalimin e kohës, deri më 1980, 80% jo vetëm që dinin të lexonin, por shumica e shqiptarëve lehtësisht me anë të bursave shtetërore studionin nëpër universitetet e ndryshme të ish-Jugosllavis: Beograd, Zagreb, Ljublanë, Sarajevë etj., kurse nën udhëheqjen e politikanëve demokratë shqiptarë krijuam analfabetë të shkolluar. -Gjatë periudhës 30 vjeçare komuniste, në fillim, rrugët e fshatrave shqiptare s’ishin të ndërtuara as për dhi e kuaj, ujësjellës s’kishte as nëpër qytete, e jo më nëpër fshatra, nëpër qytetet shqiptare, natën, dhomat e shtëpiave bënin dritë me qiri dhe vajgurë.

Me kalimin e kohës deri më 1980, sllavët e ish-jugosllavisë, nëpër vendet e banuara me shqiptarë ndërtuan rrugët, ndriçuan dhomat e fshatarëve dhe qytetarëve, kurse udhëheqësit demokratë shqiptarë, jo vetëm që s’kanë ndërtuar rrugë të reja, por më e keqja se i riparojnë rrugët e ndërtuara nga Jugosllavia.Të Titos, ndërtuan shkolla shqipe, demokratët e sotēm lavdërohen me riparimin e të njëjtave shkolla. Komunistët slavë të Titos ndërtuan shtëpitë e kulturave, bibliotekave, kinemave nëpër vendbanimet urbane shqiptare; politikanët demokratë shqiptarë në këto ndërtime titiste bëjnë kampanjat zgjedhore parlamentare e lokale.

Si shembull do ta marrim qytetin e Tetovës. Kush e ka ndërtuar Qendrën Kulturore, Bibliotekën e qytetit, stadiumin, ku janë dy kinematë e Tetovës, ku është qendra e Tetovës me shadërvanin e bukur në mes?, askund. Ç’u bë me Teleferikun, ku turistët shkonin në Kodrën e Diellit këndshëm me liftë?, kanë humbur nga udhëheqësit demokratë shqiptarë. Ku janë pesë-gjashtë fabrikat ndërtuara për hirë të banorëve shqiptarë të Tetovës nga ish-Jugosllavia e Titos, askund, të gjithë u shitën nga demokratët shqiptarë për asgjë. Prandaj, për shkak papunësisë popullata tetovare ikë me të madhe në vendet perëndimore.

-Në kohën e ish-Jugosllavisë së Titos familjet shqiptare minimum bënin nga tre e më shumë fëmijë për shkak se ishin të mbrojtura nga shteti, të mbrojtur nga droga, të siguruar nga Ministria e Shëndetësisë, klasat në shkolla ishin të mbushur me përplotë nxënës, çdo familje për fëmijët e vet merrte shtesë fëmijërore; tani familjet tona frikohen të bëjnë më shumë se dy fëmijë, për shkak frikës nga varfëria. Popullata e atëhershme shqiptare e ish-jugosllave kishte ideale të mëdha kombëtare, kurse tani ideale përçarëse partiake.

Thëniet e më larta s’janë elozhe e lavde ndaj ish-shtetit Jugosllavë, kurrë se kemi dashur, por argumente të forta krahasuese të udhëheqjes së bujshme 30 vjeçare të Titos, na bëjnë të dyshojmë, përballë udhëheqjes së zbehtë 27 vjeçare të demokratëve të korruptuar shqiptarë, të cilët çdo gjë kanë shkatërruar e rrënuar në dëm të popullatës shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button