Kabul: Nga sulmi vetëvrasës kundër ushtarëve danezë, janë plagosur 3 civilë

Zyrtarët e sigurisë afgane thonë se së paku tre civilë janë plagosur sot, pas një sulmi vetëvrasës me bombë kundër një konvoji ushtarak të Danimarkës, që vepron në kuadër të misionit ndërkombëtar të NATO-s në Afganistan, përcjell REL.

Zëdhënësi i NATO-s, William Salvin, ka konfirmuar se sulmi ka ndodhur në kryeqytetin Kabul dhe theksoi se asnjë pjesëtarë i NATO-s nuk është plagosur apo vrarë.

Sipas tij, forcat e NATO-s ishin dërguar në vendin e sulmit për ta nxjerrë një makinë të dëmtuar ushtarake daneze.

Një zëdhënës i talibanëve tha se këtë sulm e ka kryeer një pjesëtar i tyre dhe ka pretenduar se janë vrarë ose plagosur 16 ushtarë amerikanë dhe tri makina të blinduara janë shkatërruar.

Ministria e brendshme e Afganistanit ka konfirmuar se nga sulmi me makinë bombë janë plagosur tre civilë dhe se ata janë dërguar në një spital në Kabul.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button