Votuan Angela Merkel dhe Martin Schulz (Video)
Dy kandidatët për kancelar të Gjermanisë, Angela Merkel dhe Martin Schulz kanë hedhur votën e tyre në zgjedhjet parlamentare.
Që nga orët e mëngjesit gjermanët po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.
Mbi 60 milionë gjermanë kanë të drejt vote, dhe do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Bundestag, transmeton Lajmi.net.
Sipas sondazheve, Angela Merkel pritet ta sigurojë edhe mandatin e katërt si kancelare.