SHBA i dërgon avionët në “derë” Koresë

Avionët bombardues amerikanë fluturuan në afërsi të bregut lindor të Koresë së Veriut për të demonstruar opsionet ushtarake në dispozicion për të eleminuar çdo kërcënim.

Pentagoni tha se avionët luftarakë fluturuan më në veri të zonës së çmilitarizuar mes dy Koreve se çdo mjet tjetër fluturues amerikan në shekullin e XXI. Përmes një komunikate për shtyp, Pentagoni tha se demonstrimi i forcës thekson seriozitetin me të cilin SHBA konsideron sjelljen e papërgjegjshme të Koresë së Veriut, transmeton Top Channel.

Sipas Pentagonit, Presidenti amerikan ka opsione të shumta ushtarake për të eleminuar çdo kërcënim. Fluturimi i avionëve amerikanë vjen pas raporteve për një tërmet në Korenë e Veriut që nga shumë u trajtua si një tjetër test bërthamor nëntokësor nga regjimi i Penianit. Megjithëse ekspertët thonë se bëhet fjalë thjesht për levizje tektonike, klima e ndezur në rajon trajton me dyshim gjithçka që ndodh brenda kufirit koreano-verior.

Sidomos pas shkëmbimit të fyerjeve dhe kërcënimeve mes Presidentit Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, të cilët quajtën njëri-tjetrin të çmendur dhe kanosën me shkatërrimin e vendeve respektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button