“Grupi i Kumanovës” sot jep fjalën e fundit
Sot vazhdon seanca e radhës gjyqësore për rastin e “Kumanovës”. Në seancën e sotme duhet të dëgjohen fjalët e fundit të të akuzuarve, njofton Alsat M.
Për ngjarjen e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 akuzohen 38 persona, shumica prej tyre shtetas të Kosovës. Procesi është në fazën përfundimtare dhe sipas njoftime ai mund të mbyllet në gjysmën e dytë të tetorit me shpallen e vendimit gjyqësor ndaj të akuzuarve.
Ditë më parë ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, paralajmëroi hetim ndërkombëtar për rastin.