SHAHBA e kthen çmimoren e vjetër për shfrytëzimin e Stadiumit të qytetit

Shoqata Aksionare për Ndërtim dhe Ekonomizim me Hapësirë Banesore dhe Afariste e tërhoqi listën e re të çmimeve për shfrytëzimin e Stadiumit të qytetit dhe e kthen në fuqi listën e vjetër, me korrigjime të caktuara.

Këtë e deklaroi drejtoi i SHAHBA Kristijan Trajkovski, pas takimit të sotëm të punës me të gjitha palët e prekura nga lista re e çmimeve për shfrytëzimin e shërbimeve të Stadiumit të qytetit në Shkup.

“SHAHBA-në e kemi gjetur me humbje të konsiderueshme, veçanërisht në pjesën e punës së stadiumit, të cilat në periudhën e ardhshme së bashku me Agjencinë për rini dhe sport do të kërkojmë zgjidhje e cila do të jetë në dobi edhe të opinionit të Maqedonisë edhe të të gjitha klubeve të cilët e shfrytëzojnë stadiumin. Çmimorja e re në takimin e ardhshëm do të jetë jashtë fuqisë dhe do të hyjë në fuqi e vjetra, e cila do të korrigjohet në mënyrë shtesë në pjesën e financave dhe do të zvogëlohen pjesë të caktuara të çmimeve që do t’ju mundësojnë klubeve tjera ta shfrytëzojnë edhe më tej. Për humbjet financiare do të njoftoheni në konferencë të veçantë për shtyp”, deklaroi Trajkovski.

I pyetur sa do të kushtojë tani një ndeshje në Ligën e Evropës në terminin e natës, Trajkovski tha se pas miratimit të tij të seancës urgjente ai në mënyrë shtesë dhe transparente do të publikohet në ueb faqen e SHAHBA.

Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport Darko Naevski, tha se në të ardhmen në dobi të sportit nacional Agjencia do t’i mbështesë dhe së bashku do të gjejë zgjidhje për motivimin dhe nxitjen e klubeve për arritjen e rezultateve të larta.

Drejtori ekzekutiv i KF “Vardar” Samuel Simev, e përshëndeti inicitivën për shqyrtimin e çmimores së re të sjellë nga SHAHBA dhe takimin e sotëm të punës.

I pyetur nëse kthehet “Vardari” te “Filipi i Dytë” Simev tha se kjo duhet të bisedohet në Bordin drejtues dhe do të sillet vendim, për të cilin do të informohen në mënyrë shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button