Tërmet i fuqishëm e goditi Zelandën e Re
Tërmet me intensitet prej 6,1 ballë sipas shkallës së Rihterit i goditi Ishujt Okland në Zelandë të Re, kumtoi Instituti gjeologjik amerikan.
Sipas të dhënave të tyre, tërmeti e ka goditur Zelandën e Re në ora 20:43 sipas kohës lokale. Epiqendra ka qenë rreth 550 kilometra në jugperëndim të qytetit Blaf.
Tani për tani nuk ka të dhëna zyrtare për viktima eventuale ose dëm material.