Stërvitje të aeroplanëve ushtarakë të SHBA-së dhe Koresë Jugore mbi Gadishullin Korean

Ushtria amerikane ka dërguar sot disa bombardues  B-1B dhe aeroplanë luftarakë F-35 për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake me Korenë Jugore mbi Gadishullin Korean, duke e treguar fuqinë e tyre para Koresë Veriore, kumtoi Ministria e Mbrojtjes në Seul.

“Bombarduesit kanë fluturuar nga Guam, aeroplanë bombardues nga Japonia, ndërsa atyre në stërvitje iu bashkëngjitën gjashtë aeroplanë luftarakë”, theksoi një përfaqësues i Ministrisë.

Kina dhe Rusia, gjithashtu, filluan stërvitje ushtarake detare në afërsi të bregut të Koresë Veriore, në momentin kur janë rritur tensionet për shkak të programit bërthamor të Phenianit dhe në prag të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

Manovrat e përbashkëta detare do të mbahen midis Gjirit “Petar Veliki”, në afërsi të drejtpërdrejtë të portit rus Vlladivostok dhe te kufiri midis Rusisë dhe Koresë Veriore dhe pjesës jugore të Detit të Okhotskut, në rajonin e pjesës veriore të bregut japonez.

Kjo është pjesa e dytë e stërvitjeve detare midis Kinës dhe Rusisë për këtë vit, ndërsa pjesa e parë u mbajt në korrik në Detin Baltik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button