Veturat koncept më të mira të prezantuara në “Frankfurt 2017” (FOTO)
![](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2017/09/auto_c11505373033-e1505375118306.jpg?fit=630%2C420&ssl=1)
Prodhuesit e veturave, përveç që kanë prezantuar veturat e tyre të reja, ata kanë shfrytëzuar panairin e veturave “Frankfurt 2017” për të shfaqur edhe konceptet e tyre për të ardhmen.
Panairi i veturave në Frankfurt është njëri nga më të mëdhenjtë në botë, kështu që pothuajse të gjithë prodhuesit e veturave e kanë shfrytëzuar atë për të shfaqur veturat e tyre, transmeton Koha.net.
Veturat koncept i lejojnë prodhuesit e tyre që të nxjerrin të gjitha llojet e ideve e teknologjive, për të treguar se çfarë është teknikisht e mundur dhe për të siguruar publikun se e ardhmja me ta është shumë e avancuar.