Grante sllovake për USHCM-në dhe Kryqin e Kuq

Ambasadori sllovak, Martin Bezak sot do t’ju ndajë mikrogrante prej nga 10 mijë euro Institutit për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.

Mikrogranti për USHKM-në dedikohet për blerjen e mobilieve, pajisjeve kompjuterike dhe klimatizim për Institutin, hapësirat e të cilave ishin përfshirë nga zjarri katastrofik më 21 prill të këtij viti.

Me mikrograntin për Kryqin e Kuq të qytetit të Shkupit, ndërkaq, në gjashtë muajt e ardhshëm do të sigurohet kujdes i plotë shëndetësor dhe social për 180 persona në moshën e tretë në qendrat ditore në Qendër, Çair dhe Saraj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button