Përfundoi afati i kontrollit publik të Listës zgjedhore

Në mesnatë skadoi afati i qasjes së kontrollit publik të Listës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 2017-ës. Qytetarët kontrollin arritën të bëjnë nëpërmjet rrugës elektronike apo në hapësirat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Shkup dhe në sektorët rajonal.

Sipas rregullores në afat prej pesë ditëve pas mbylljes së kontrollit publik, Komisioni duhet të dorëzoj Listën zgjedhore partive politike, të cilat në afat prej pesë ditësh duhet të dorëzojnë vërejtjet e tyre në KSHZ.

Pas bërjes së kërkesës, KSDH në afat prej tre ditësh vendos, kurse kundër vendimit të KSHZ, partitë politike mund ta padisin atë në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga marrja e vendimit. Gjykata Administrative është e detyruar që të vendos në afat prej 24 orëve nga ngritja e padisë.

Listën zgjedhore me të gjitha ndryshimet nga kontrolli publik, KSHZ e mbyll më së voni 14 ditë pas mbylljes së kontrollit publik, gjegjësisht më 24 shtator. Listën përfundimtare zgjedhore KSHZ e nënshkruan më se voni 15 ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button