Haradinaj paralajmëron prezantimin e emrave të ministrave
Haradinaj tha se sot ta prezantojnë kabinetin I mandatuari për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se sot do t’i bëjë publik edhe emrat që do ta përbëjnë Qeverinë e tij.
“E dimë të gjithë procedurën. Me kërkesën për seancë i dorëzojmë edhe qëllimet programore. Programi vjen pas një kohe për të gjithë. Besoj për nesër do të prezantojmë edhe kabinetin. Do të ndjekim procedurat ligjore”, ka thënë dje Ramush Haradinaj.