Është miratuar ligji për mbajtje të referendumit për pavarësi të Katalonisë

Parlamenti i Katalonisë e miratoi dje ligjin me të cilin i zyrtarizon planet e veta që më 1 tetor në këtë rajon autonom të organizohet referendum për pavarësi.

Ligji është miratuar me 72 vota “pro” dhe 11 “të abstenuar”, ndërsa deputetët të cilët ishin kundër ndarjes së Katalonisë e kanë lëshuar seancën para votimit.

Shumica e deputetëve në Parlamentin rajonal, në të cilin shumicë kanë partitë të cilat zotohen për ndarje nga Spanja, kanë votuar për ligjin për referendum dhe për kornizën ligjore e cila është e nevojshme për krijimin e shtetit të pavarur.

Qeveria në Madrid paraprakisht e shpalli referendumin e tillë të kundërligjshëm dhe paralajmëroi se do ta pengojë.

Në ligj theksohet se fitorja e referendumit për ithtarët e ndarjes nga Spanja do të thotë që Parlamenti katalonas menjëherë të shpall pavarësi. Nëse votimi është i suksesshëm do të mbahen zgjedhje të reja rajonale në rajonin autonom.

Qeveria e Madridit për sot ka caktuar seancë të jashtëzakonshme.

Katalonia është krahina më e pasur spanjolle, me 7,5 milionë banorë, gjuhë amë dhe tradita, ndërsa sjellë një të pestën nga të ardhurat spanjolle në ekonomi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button