Rashkovski: Ata që nuk shkuan në punë duhet t’i kthejnë paratë

Të punësuarit në sektorin e sekretarit gjeneral të Qeverisë së Maqedonisë  të cilët nuk kanë shkuar në punë kurse kanë marrë rrogë i kanë bërë dëm buxhetit. Për këtë ata duhet t’i kthejnë paratë vlerësoi Dragi Rashkovski, njofton Portalb.mk.

Ai vlerësoi që nga të gjithë të punësuarit vetëm tre veta kanë pasur fakultet.

“I mblodha që të bisedojmë për shpërndarjen e tyre në vende tjera varësisht kualifikimeve të tyre. Vetëm dy-tre veta prej tyre kanë pasur fakultet të tjerët janë më shkollim të mesëm. I pyeta se kush di gjuhë angleze vetëm një djalë ngriti dorën. Biseduam anglisht e më pas i ofrova që ta dërgoj ku ka nevojë. Dy javë nuk erdhi në punë, kur e pyeta se pse, mu përgjigj së dëshiron të solidarirzohet me të tjerët, tha Rashkovski.

Këtë ai e tha në emisionin “Top Tema” duke shtuar se e drejta në Maqedoni duhet të ndryshohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button