Britania e Madhe bën thirrje për sanksione të reja për Korenë Veriore
Shefi i diplomacisë britanike Boris Xhonson i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të vendosë sanksione të reja për Korenë Veriore pas provave më të reja bërthamore të kryera nga ana e saj.
“Ne i bëjmë thirrje Këshillit të Sigurimit të miratojë rezolutë të re sa është e mundur më shpejt dhe të vendosin sanksione shtesë, ndërsa me qëllim të tregohet uniteti dhe vendosmëria e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Xhonson para Parlamentit në Londër.
Ai shtoi se ambasadori koreanoverior në Britani është thirrur në Forin ofis ku i është dorëzuar notë protestuese formale për testimet më të reja bërthamore.
Koreja Veriore të dielën shkaktoi shqetësim global me provën e saj deri tani më të fuqishme për të cilën pohojnë se bëhet fjalë për bombë me hidrogjen.