Kanzas: Kryengritje në burg, digjen ndërtesa, merren armë

Pjesëtarët e disa shërbimeve amerikane të sigurisë dhe ekipeve zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e zjarrit dhe shtypjen e kryengritjes së të burgosurve në vendin Norton në Kanzas.

Autoritetet lokale në Tuiter publikuan se “kryengritja e madhe” filloi rreth orës 23 sipas orës lokale (në orën gjashtë në mëngjes  sipas kohës në Maqedoni), se “digjen ndërtesa”, ndërsa “të burgosurit kanë marrë armë”.

Zëdhënësi i Shërbimit të burgut në Kanzas, Samir Arif konfirmoi se forcat policore dhe zjarrfikësit u nisën nga burgu, në të cilin ndodhen 835 të burgosur.

“Gjithçka që mundet të themi është se kemi situatë serioze”, theksoi Arif, duke theksuar se tani për tani nuk ka të lënduar në incident.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button