Ja çfarë moti na pret nga e mërkura

Periudha e motit stabil me mëngjese të freskëta dhe temperatura ditore që do të jenë në ngritje graduale pason prej të mërkurës.

Meteorologët paralajmërojnë se kushte për reshje lokale të shiut do të ketë të shtunën.

Temperaturat e mëngjesit do të zbresin deri tre dhe do të arrijnë deri 16 gradë. Më freskët do të jetë të mërkurën në mëngjes, kur në disa vende temperatura do të jetë 3 gradë, ndërsa e ditës do të lëvizë prej 23 deri 30 gradë.

Nesër temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri 15 gradë, ndërsa e ditës 17 deri 28 gradë. Të enjten prej 4 deri 13 e mëngjesit dhe 25 deri 31 e ditës. Të premten temperatura e mëngjesit prej 5 deri 14 gradë, ndërsa editës prej 25 deri 32 gradë. Të shtunën temperatzura e mëngjesit do të lëvizë prej 7 deri 16, ndërsa e ditës 26 deri 32 gradë dhe të dielën e mëngjesit prej 6 deri 15 gradë, ndërsa temperatura e ditës prej 27 deri 33 gradë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button