Kalifornia shpalli gjendje të jashtëzakonshme
Guvernatori i Kalifornisë, Xheri Braun shpalli gjendje të jashtëzakonshme në rajonin më të gjerë të Los Angjelosit, pasi që zjarri i madh që filloi të shtunën iu afrua rajonit Burbenk.
Rreth njëmijë zjarrfikës, me njëqind automjete zjarrfikëse, si dhe nëntë helikopterë të specializuar po luftojnë me stihinë e zjarrit, e cila deri më tani shkatërroi disa ndërtesa banesore, dhjetëra shtëpi dhe objekte të tjera.
Një përfaqësues i policisë kumtoi se deri më tani për shkak të nxehjes së tepërt të trupave të tyre kanë pësuar dy zjarrfikës, por se gjendja e tyre nuk ua rrezikon jetën. Sipas policisë tani për tani nuk ka njohuri për të lënduar të tjerë apo për persona që kanë pësuar.
Mbi 300 shtëpi në rajonin e Burbenkut, lagje e njohur jo larg Los Angjelosit, si dhe 180 të tjera në qytet, janë e
vakuuar urgjentisht për shkak të zjarrit i cili rrezikon të hyjë më thellë në këtë qytet miliona banorësh.
pasi që për herë të parë u paraqit në shpatijet e malit Verdugo, në afërsi të Los Angjelosit, zjarri për një kohë të shkurtë u ppërhap në mbi dymijë hektarë pyll.
Prefekti i Los Angjelosit, Erik Garseti i cili paraprakisht nënshkroi deklaratë për gjendje të jashtëzakonshme lokale, deklaroi se qyteti po përballet me “zjarrin më të madh në histori”.