Meksikë: Katër persona e humbën jetën në stuhinë tropike “Lidia”

Në struhinë tropike “Lidia”, e cila e goditi pushimoren meksikane Los Kabos, jetën e humbën katër persona, një person konsiderohet i zhdukur, ndërkaq shumë shtëpi dhe rrugë janë vërshuar, kumtuan sot autoritetet lokale.

Numri i viktimave mund të rritet, sepse ekipet shpëtimtare ende po i kontrollojnë shtëpitë e shkatërruara në fshat.

Prefekti i Los Kabos, Arturo de la Rosa Eskalante deklaroi se dy persona pësuan gjatë goditjes së rrymës, një grua u mbyt në ujërat e ardhura, ndërkaq gjithashtu edhe një foshnje e humbi jetën.

Sekretari shtetëror për turizëm, Luis Xhenero Ruiz theksoi se rreth 20.000 turistë të huaj mbetën “të bllokuar”, sepse kompanitë ajrore i anuluan fluturimet në këtë rajon.

Supozohet se rreth 1.400 banorë i kanë braktisur shtëoitë e tyre për shkak të stuhisë.

Qendra nacionale amerikane për uragane kumtoi se “Lidia” dje në mëngjes e kaploi pjesën tokësore, ndërkaq më vonë gjatë ditës është ulur intensiteti i saj.

Njëkohësisht, mbi Atlantik u paraqit uragani “Irma” i kategorisë së tretë, i cili po lëvizë në drejtim të Detit i Karaibeve. Meteorologët parashikojnë se “Irma” mund të jetë uragan jashtëzakonisht i rrezikshëm, por tani për tani nuk është dhënë kurfarë paralajmërimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button