Vuçiq: Interesat e fuqive botërore na e ngushtojnë hapësirën manovruese

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vlerësoi se interesat e ndryshme të fuqive globale po ia ngushtojnë vendit hapësirën manovruese.

Ai theksoi se problemet e pazgjidhura në rajon paraqesin shkak për shqetësim.

Vuçiq në intervistë për RTS deklaroi se “nuk janë zgjidhur shumë probleme në këtë hapësirë dhe çdoherë ndodhemi në udhëkryq të fuqive të mëdha”.

Në atë kontekst presidenti serb i ceki problemin kosovar, boshnjak dhe kroat.

“Ekzistojnë shumë punë të cilat duhet të zgjidhen dhe ndryshojnë, me qëllim që në të ardhmen t’i ngrisim në nivel më të lartë”, deklaroi Vuçiq.

Sipas tij, “nuk është lehtë të mbahet stabiliteti, por kjo është prioritet dhe bazë për zhvillim ekonomik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button