Koxias do të pritet me protestë nga “mbrojtësit e emrit të Maqedonisë”

Manifesti Maqedonas dhe Kongresi Botëror i Maqedonisë po organizojnë protestë të qetë që do të mbahet nesër para Ministrisë për Punë të Jashtme në lidhje me vizitën e ministrit grek për Punë të Jashtme Nikos Koxias, njofton Portalb.mk.

Organizatorët thonë se kanë përgatitur parulla dhe kujtojnë linjën e kuqe për emrin.

“Kemi qenë, jemi dhe do të jemi maqedonas dhe Maqedoni! Emri i shtetit është identitet i kombit! Manifesti maqedonas dhe Kongresi maqedonas botëror kërkojnë përfundim të bisedimeve për emrin e shtetit Maqedonia dhe vazhdimi urgjent të anëtarësimit në Kombet e Bashkuara me emrin shtetëror Maqedonia”, thonë organizatorët.

Ministri grek i Punëve të Jashtme nesër do të qëndrojë për një vizitë njëditore në Shkup dhe do të takohet me Nikolla Dimitrovin, Bujar Osmanin, Zoran Zaevin dhe në Kuvend me Talat Xhaferin. Ai do të ketë takim edhe me presidentin e shtetit Gjorgje Ivanov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button