Maqedoni, rasti “Kumanova”, ja çfarë thanë avokatët në fjalën e tyre të fundit

15.15 – Procesi gjyqësor për lagjen e trimave në Kumanovë filloi me fjalën e fundit të palës mbrojtëse. Avokatja Artene Iseini tha se gjithë procesi është i montuar dhe organizatorët e vërtetë lëre që nuk janë akuzuar por as nuk janë pranuar si dëshmitarë. Ndërsa nga fillimi i procesit janë bërë shkelje të procedurave hetimore që kanë pamundësuar një proces të drejtë. Ajo madje tha se shumë dëshmitarë që kanë qenë kyç për procesin, janë refuzuar nga ana e gjykatës, njofton Alsat-M.

Nëse prokuroria dhe gjykata pretendon që në këta rrethana të përmbyllë procesin gjyqësor për rastet e dhimbshme të pranverës së vitit 2015, atëherë ne do të kërkojmë rihapjen e seancës kryesore dhe pranimin e të gjithë dëshmitë të propozuara të mbrojtjes me qëllim zbulimin e organizatorëve të vërtetë. Gjykata qytetarëve të akuzuarve dhe familjarëve të viktimave mund të ju ofroj vetëm një gjysmë të vërtet të shtrembëruar të rasteve në fjalë, opsioni i vetëm në këtë kualifikim dhe me provat e deritanishëm më mbetet të kërkojë lirim të gjithëve të akuzuarve – u shpreh Artene Iseini, avokate.

Seancën e sotme gjyqësore e bojkotuan të akuzuarit Valedet Zekaj, Shefqet Hallaqi, Lirim Demiri, Fatmir Reçica ,dhe Nasuf Beqari.

E kupon fjalën bojkot? Dua të dal prej këtu pasi kam kërkuar po nuk keni pranuar as dëshmi e as dëshmitarë. Dua ta laj fytyrën para kombit tim. Le ta dinë se a kam ardhur për para ose për komb. Ne po dimë me ditë se kush na ka tradhtuar, ju më dënoni sa të doni – u shpreh Valdet Zekaj, i akuzuar.

Seanca për fjalët përfundimtare të avokatëve do të vazhdojë nesër. Sipas dinamikës, gjithë procesi gjyqësor pritet të përfundojë në fund të tetorit.

12.00 Valdet Zekaj ka braktisur seancën e sotme gjyqësore ku avokatët mbrojtës po thonë fjalën përfundimtare.
“Bojkotoj. Dua të dal prej këtu pasi kam kërkuar po nuk keni pranu as dëshmi e as dëshmitarë. Dua ta laj fytyrën para kombit tim. Le ta dinë se a kam ardhur për para ose për komb. Ne po dojmë me ditë se kush na ka tradhëtu”, tha Valdet Zekaj duke u larguar nga salla e gjykatës, raporton SHENJA.

Veprimin e tij të bojkotit e ndoqën edhe disa pjesëtarë të tjerë të grupit duke thënë nga një fjalë kalimthi me kërkesë përdrejtësi dhe zbardhje të plotë të rastit

Po gjykatësja ua bënte me dije se kështu vetëm e dëmtojnë vetveten pasi nuk janë plotësisht të informuar dhe nuk munden të japin mbrojtje kualitative për veten.

10.00- Gjykata Themelore Shkupi 1 sot ka caktuar seancën gjyqësore për rastin “Lagja e Trimave”, ku të akuzuar janë 37 persona me akuzën për terrorizëm, të cilët janë të përfshirë në përleshjen e armatosur të 9 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Pas fjalës së fundit të Prokurorisë Publike, gjithashtu fjalën e fundit do ta kenë edhe avokatët dhe pas tyre edhe të akuzuarit. Në fjalën e fundit në njërën nga seancat e kaluara, prokuroria kërkoi nga gjykata që grupi të shpallet fajtor, për shkak se ka akuza të forta ndaj tyre për kryerjen e veprave të rënda penale, ndërsa për vendimet e dënimeve iu la të vendos gjykata.

Përndryshe, ditë më parë i akuzuari i grupit të Kumanovës Rufki Dogani i ka vënë flakën qelisë ku ka qenë i vendosur në paraburgim në Shutkë. Nga zjarri ka marr lëndime të lehta trupore. Problemet shëndetësore që i ka pasur Dogani me veshkat për të cilat ka deklaruar edhe në seancat gjyqësore dhe mos marrja e ndihmës së nevojshme për trajtim tek specialistët, ka bërë që Dogani në shenjë proteste të djegë qelinë.

Në rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave” akuzohen 37 persona, për veprën “terrorizëm”, për ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, në të cilën një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.

LEXO: Rasti “Kumanova”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button