Kosovë, viti i ri shkollor nis më 4 shtator, gjithçka është gati

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami ka bërë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet që të hënën, më 4 shtator të filloj viti i ri shkollor në arsimin parauniversitar.

Bajrami ka thënë gjatë mbledhjes së Qeverisë se gjatë kohës së pushimeve është bërë meremetimi i një numri të madh të shkollave, shkruan arbresh.info.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe është bërë furnizimi i nxënësve nga klasa e parë deri në të gjashtën me tekste shkollore.

“Ministria e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet që të hënën në 4 shtator të filloj viti shkollor në arsimin parauniversitar. Gjatë kohës së pushimeve është bërë renocimi dhe meremetimi i numrit të madh të shkollave. Është bërë furnizimi i nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë me tekste shkollore. Sivjet është risi pasi kemi vendosur që vetëm deri në klasën e gjashtë t’i shpërndajmë tekstet pasi që nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë kemi përdorur rezervat e viteve paraprake”, ka thënë Bajrami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button