Suga: Japonia ashpër do të reagojë në lansimin e raketës nga Koreja e Veriut

Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë japoneze Johshide Suga deklaroi sot se lëshimi i fundit i raketës nga ana e Koresë së Veriut është kërcënim në të cilën Tokio ashpër do të reagojë.

“Kjo raketë balistike dukej se do të fluturojë përmes territorit tonë. Kjo është pa precedent, kërcënim serioz dhe i rëndë ndaj kombit tonë”, theksoi Suga.

Sipas tij, Japonia proteston për shkak të lëshimit të raketës në mënyrën më të fuqishme dhe e quajti shkelje të rezolutës së KB-së.

“Japonia nga afër do të bashkëpunojë me SHBA-në, Korenë e Jugut dhe vende të tjera të interesuara, me qëllim që me kohë të jepet përgjigje përkatëse”, tha Suga.

“Koreja e Veriut lëshoi raketë rreth orës gjashtë të mëngjesit të sotëm sipas kohës japoneze, e cila fluturoi përmes ishullit Hokaido dhe ra në det, rreth 1.180 kilometra në lindje të Kejl Erima, 14 minuta pas lëshimit”, saktësoi Suga.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button