Murati i telefonon Majkos, e quan lajm të mirë detyrën e re të tij

Ministri në detyrë i Diasporës, Valon Murati, ka treguar se ka pasur gjatë ditës një bisedë telefonike me ministrin e ri në qeverinë Rama 2, Pandeli Majko, njofton Koha.net.

“Sot pata kënaqësi të bisedoj me telefon me z.Pandeli Majko, Ministër shteti për shqiptarët jashtë kufijve dhe t’ia uroj përgjegjësinë e re. Me z. Majko u pajtuam të takohemi shumë shpejt për të shkëmbyer përvojat dhe për të biseduar për koordinimin e punëve sa i përket trajtimit të përbashkët të diasporës shqiptare”, ka thënë Murati.

Murati ka thënë tutje se zgjedhja e një politikani të kalibrit të Majkos i cili e njeh mirë botën shqiptare në pozitën e ministrit të shtetit (i cili do t’i përgjigjet drejt kryeministrit dhe nuk do të jetë një dikaster ministror) është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët.

“Në anën tjetër i urova për përgjegjësit e tyre të reja dhe të vjetra edhe ata ministra me të cilët kam punuar shumë afër gjatë mandatit të kaluar si ministret Nikolla e Kumbaro dhe ministrin Klosi”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button