Dita e Minatorëve, në REK “Bitola” dhe “Osllomej” u shpallën minatorët më të mirë

Në minierën Suvodol të REK “Bitola” sot u shënua 28 Gushti – Dita e Minatorëve të Maqedonisë. Në solemnitet, krahas ekipit menaxherial të REK “Bitola” dhe të punësuarit në Kombinat, morën pjesë edhe përfaqësues të KD të SHA ELEM Shkup, të kryesuar nga drejtori i prodhimit të energjisë elektrike Bllagojçe Tërpovski.

Drejtori i minierave të REK “Bitola” Zoran Bogdanovski në fjalimin e tij e theksoi rëndësinë e punës së minatorëve në rezultatet prodhuese përfundimtare të REK “Bitola”, duke u përqëndruar në rezultatet e arritura në këtë njësi prodhimi në periudhën mes dy festave.

Të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori për prodhim të energjisë elektrike të ELEM, Bllagojçe Tërpovski, i cili në fjalimin e tij theksoi se investimet e kompanisë në REK “Bitola” janë drejtuar drejt përforcimit të kapaciteteve të tij dhe vazhdimin e shekullit të tij në punë.

Në periudhën e kaluar, siç shtoi, janë ndërmarrë një sërë hetimesh në terren rreth rezervave të qymyrit në rrethinën e REK “Bitola”, ndërsa në vijim janë edhe aktivitetet përgatitore për aktivizimin e fundërresës së qymyrit Zhivojnë dhe Mariovë.

Sipas tij, në dy vitet e ardhshme do të realizohet investimi për furnizimin e pajisjes për minierën e cila do t’i përforcojë kapacitetet e minierave në REK “Bitola”, të cilat me forcat e veta, pa angazhimin e kompanive të jashtme do të munden në tërësi t’i përmbushin nevojat nga lënda djegëse për termocentralet.

Në kremtimin në minierën Suvodoll tradicionalisht u shpallën edhe minatorët më të mirë për sivjet si dhe fituesit e lojërave punëtore sportive, të cilat organizata sindikale i organizon në nder të Ditës së Minatorëve.

Dita e Minatorëve, siç qëndron në kumtesë nga SHA ELEM, ishte shënuar edhe në minierën REK “Osllomej”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button