Remitenca e dha mesazhin

Rezultatet financiare të bizneseve tetovare, të realizuara nga qarkullimi i sezonit të remitencave (gurbetqarët), në krahasim me vitet e kaluara, këtë vit realizimet financiare të shprehura me indeksin grafik, shënojnë rënie drastike përafërsisht deri në 40%.Rezultat i marrë nga opinionet e tregtarëve akoma i pakonfirmuar.

Ky fenomen duhet të jetë objekt analize i ekspertëve nga institucionet ekonomike zyrtare.

Me këtë mosinteresim të remitencës për të investuar ne vendlindje, apo mos ardhja në vendlindje, duhet ta kuptojmë si mesazh të qartë, se remitenca është e zhgënjyer nga politika aktuale, në vend. Po pse duhet kështu të mendojmë. Pasi që është udhëhequr politikë e gabuar ndaj remitencës, duke i fshirë nga listat zgjedhore si injorim nga shteti duke mos i dëshiruar që edhe ata të vendosin për ardhmërinë e vendit. Janë trajtuar me status si të huajë në vendlindjen e tyre, po ashtu të huajë edhe në vendin ku punojnë, në pozitë të aparteidit.

Buxheti shtetëror është mbushur nga paratë e remitences afër 35%, dhe ka qenë agregat i sigurtë financiarë, me para të gatshme të derdhura indirektë në buxhetin shtetërorë.

Qeveria akoma nuk ka plan strategjik për remitancat, kushtimisht humnerën financiare, nga mos-derdhja e parave, të shkaktuar nga mungesa parave të remitancës, do të duhet ta mbushë me para të huazuara në forma të kredive ,apo të burimeve tjera pasive të cilat, do t’i ngarkojnë qytetarët me borxhe të reja.

Dhe nuk jep shpresë programi ekonomik i qeverisë, për ngritjen e standardit jetësorë të qytetarëve të vetë, edhe kjo qeveri si duket do të ec nëpër hijen e qeverisë së vjetër nga aspekti i zhvillimit ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button