A do të bëhet Blerim Shala, pjesë e ekipit të Presidentit?

Koordinatori i përjetshëm i dialogut me Serbinë, Blerim Shala, shpejt pritet t’i bashkëngjitet ekipit të Këshilltarëve të Presidentit Thaçi.

Edhe në Zyrën e Shefit të Shtetit pritet të ketë rolin e njëjtë sikur deri më tash.

Të koordinojë dialogun që pritet ta udhëheqë Hashim Thaçi.
Blerim Shala shumë shpejt pritet të bëhet pjesë e Këshilltarëve të Presidentit të Republikës, Hashim Thaçit.

Burime të Express kanë treguar se Shala pritet të marrë pozitën e njëjtë që kishte pasur deri më tash prej pasluftës. Të luajë rolin e koordinatorit në dialogun me Serbinë.

Madje, këtë pozitë, Shala pritet ta marrë në kohën kur bisedimet me Serbinë mund ndërrojnë formatin dhe udhëheqës të dialogut të bëhen Hashim Thaçi e Aleksander Vucic.

Zyrtarë të Presidencës kanë thënë se nuk janë në dijeni se Shala mund të bëhet pjesë e Ekipit të Presidentit.

Ardian Arifaj ka thënë se nuk ka dëgjuar për ndonjë lëvizje të tillë të Shalës drejt Presidencës.

Për këtë temë s’ka dashur të flasë as Shala.

“Jam jashtë vendit”, ka thënë Shala, duke mos dashur të përgjigjet lidhur me mundësinë që të bëhet pjesë e Ekipit të Presidentit Thaçi.

Sidoqoftë, krejt karrierën e tij, Shala e ka ndërtuar duke shkruar analiza dhe duke komentuar ngjarjet kryesore në vend. Por, nuk i ka preferuar politikat

Por, ambiciet e tij, nuk kanë qenë të vogla për pushtet.

Pos me dialog, Shala ka mbajtur edhe pozitën e deputetit të Parlamentit të Kosovës. Ishte larguar nga AAK kur nuk kishte pranuar të tërhiqej prej dialogut me Serbinë, pasi një gjë të tillë ia kishte kërkuar Ramush Haradinaj. Deri në atë kohë kishte mbajtur pozitën e Nënkryetarit të Parë të AAK’së.

Në fushatën e fundit zgjedhore, Shala është anëtarësuar dhe është bërë anëtar i thjeshtë i PDK’së, duke marrë librezën e kësaj partie nga Kadri Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button